Logo Loading

Enter your keyword

Shkolla fillore

}

Programe internacionale

1. Të nxitet dashuria ndaj mësimit te secili nxënës
2. T’i ndihmohet  secilit nxënës të arrin potencialin e tij personal dhe akademik, përmes mbështetjes së talentit të tij persosonal dhe forcave të tij.
3. Të zhvillohet mendimi kreativ dhe aftësia e zgjidhjes së problemeve
4. Të arrihen shkathtësitë adekuate sipas moshës dhe të nxitet zhvillimi emocional dhe social
5. Të përgatiten nxënësit për të mësuar gjuhë të huaja, matematikë, shkenca natyrore, art, sport dhe vallëzim.
Programi ynë është i përkushtuar plotësisht në vendosjen e themelit të fortë për lexim dhe shkrim përmes arsimit të integruar në fushën e shkencave natyrore, informatikë, art dhe sport.

Nxënësit i zhvillojnë aftësite e tyre gjuhësore në gjuhën Angleze përmes leximit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit.

Në fushën e studimeve të shkencave natyrore, nxënësit hulumtojnë lidhjen ndërmjet kafshëve dhe ambientit, krijimin e planetit Tokë, si dhe bazat e fizikës.

Në fushën e Artit, nxënësit mësojnë vallëzim,  artin vizual, si dhe zhvillimin e kreativitetit.

Sporti inkurajon zakonet për stil të shëndetshëm të jetesës, nëpërmjet ushtrimeve dhe imazhit pozitiv për vetveten.

Materialet mësimore si dhe burimet e tjera që shfrytëzohen për mësim janë nga SHBA dhe Britania e Madhe,

Ne jemi të përkushtuar në zhvillimin dhe kualitetin në secilin nivel të arsimit, Materialet të cilat shfrytëzohen gjithmonë korrespondojnë me librat më moderne dhe më të përshtatshme për atë moshë.

Në fund të secilit vit akademik, secili nxënës i nënshtrohet testimit së pari për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, Në ndërkohë, nxënësit iu nënshtrohen vlerësimit, si psh.: evoluimi, portofoli, teste, projekte dhe të ngjashme.

Në raportin vjetor për secilin nxënës, përdoren parametrat e mëposhtëm të vlerësimit:

  • NJOHURI THEMELORE = mbështetja është e nevojshme
  • ZHVILLIM = kupton dhe përdor shumicën e koncepteve, por mbështetja është e nevojshme
  • SHUMË I MIRE = kupton dhe përdor shumicën e koncepteve,  me nevojë minimale për mbështetje.
  • I SHKËLQYER = kupton dhe përdor konceptet në mënyrë të pavarur dhe të vazhduar
  • PAMJAFTUESHËM = njohuri të pamjaftueshme të gjuhës angleze
  • NUK KA NOTË = nuk ka notë vlerësimi për shkak të mungesës nga mësimi.

Raportet e tona bazohen në standarde dhe i identifikojnë aftësitë të cilat secili nxënës i ka arritur gjatë një semestri. Raporti ka për qëllim të tregon përparimin e secilit nxënës, Raportet jipen në fillim të cdo muaji, ndërsa takimi me prindërit është i obliguar në Nëntor dhe Prill. Në raportet, sjellja e nxënësit është pjesë e rëndësishme e procesit.