Logo Loading

Enter your keyword

RRETH NESH

}

SHKOLLA E MESME PRIVATE MAXIMILIAN

me akreditim numër 11-440/9 e lëshuar me 22.07,2009 nga Ministria për Shkencë dhe Arsim në R.Maqedonisë

Gjimnazi “Maximilian” është vendi ku nxënësit kanë mundësi të ndjekin mësimin sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, përmes studimit paralel të më shumë gjuheve të huaja, në atmosferë të këndshme në paralele të formuara me grupe të vogla të nxënësve.
Shkolla është e udhëhequr nga përvoja e brendeve udhëheqëse në shkolllimin formal, me cka nxënësve të vet ju mundëson të bëhen pjesë e sistemeve arsimore udhëheqëse botërore dhe standardeve edukative globale.
Shkolla është cdoher në hap me trendet më të reja në arsim, me cka nxënësit i pregatisim të përshtaten pa pengesë në botën globale, ndërsa nxënësit më ambicioz të kenë mundësinë të vahdojnë studimet në Universitetet më të njohura botërore.
        Ne jemi cdoherë një hap përpara të tjerëve, për shkak se qëllimi ynë kryesor është t’i tejkalojmë pritjet e Juaja!
Pse ne?

Për shkak se suksesi është rezultat i përvojës. Mirë është të dini ku gjindeni, ashtu do te dini kah të drejtoheni. Edukimi në shkollën tonë do të thotë përfitime të shumta për të vetmin qëllim: rezultate më të mira në mësim për secilin nxënës! Mbështetje e plotë në rrugën drejt arritjes së qëllimeve Tuaja.

Standardet tona

Ju mundeni të mbështeteni në to! Ajo që e bën mësimin në shkollën tonë të vecantë dhe unikate është zbatimi i programeve dhe standardeve ndërkombëtare, të cilat karakterizohen me një metodë vecanërisht efektive për motivimin e nxënësve dhe përfshirjen e tyre me sukses në procesin arsimor.

15356572_358734421156728_6806069892560732666_n (1)
Qëllimet

Ne jemi të përkushtuar për mësim të vazhdueshëm-përjetshëm dhe gjithmonë përpiqemi të jemi në hap me trendet globale në arsim. Ekipi ynë përbëhet nga profesorë cilësor me përvoje të madhe. Kurora e suksesit tonë është studenti i kënaqur dhe besnik, andaj përpiqemi të mbajmë një shërbim me cilesi të lartë.

Metodat

Lloji i duhur i arsimit! Duke përdorur metoda të orientuara praktike, profesorët tanë punojnë bashkë me ju gjatë orëve me qëllim të zbulojnë në cilën mënyrë preferoni të zotëroni materialin dhe cila metodë është më e përshtashme për arritjen e mënyrës më efektive.

VIZIONI

Vizioni i Shkollës së Mesme ``Maximilian Berlitz`` është realizimi i mësimit në arsimin e mesëm duke përmbushur standardet ndërkombëtare duke respektuar bazat e:

*decentralizim,

*mundësi të barabarta arsimore për të gjithë,

*kualitet,

*transparencë,

*integrim,

*përgjegjësi shoqërore.

MISIONI

Misioni i shkollës tonë është që të siguron:

*mundësi të barabarta për regjistrim dhe zgjedhje të rrugëve të ndryshme;
*edukim fleksibil në lidhje me strukturën, zgjedhjen e programeve, metodat, organizimi, etapat dhe vendi i realizimit të shkollimit;
*arsimim i përgjithshëm që e bën më të lehtë për një student të përshtatet me botën e ndryshueshme të punës, jetës sociale dhe kulturore;
*përvetësimin e aftësive të rëndësishme jetësore të nevojshme për shoqerinë bashkëkohore;
*aplikimi i standardeve të zhvilluara të arsimit;
*zbatimi i planeve të zhvilluara të mësimdhënies, module dhe kurse, si dhe vendosjen e ekuilibrit optimal ndërmjet shkollimit të përgjithshëm dhe diferencial, teorisë dhe praktikës;
*promovimin e kulturës së vetëvlerësimit dhe planifikimin e zhvillimit të shkollës.

Mësimdhënësit tanë

Njihuni me instruktorët tanë profesional