Logo Loading

Enter your keyword

AKTIVITETET POST-SHKOLLORE DHE RËNDËSIA E TYRE

}

After School Programs and After School Club IMPORTANCE

Koha të cilën nxënësit e kalojnë në shkollë ndikon në zhvillimin e tyre. Nëpërmjet aktiviteteve post-shkollore, nxënësit mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sociale, të përmirësojnë performancën në shkollë, të krijojnë lidhje të forta e mësimdhënësit e tyre.

Pjesëmarrja në klubin post-shkollor shoqërohet me arritje më të larta akademike dhe vetëbesim më të madh. Pjesëmarrja në aktivitete sportive kontribon në një gjendje më të mirë shëndetësore dhe mendore te do femijë. Programet post-shkollore janë jashtëzakonisht të duhura për fëmijët që kanë njohuri më të vogël të gjuhës angleze.

Aktivitetet post-shkollore janë poashtu të rëndësishme, sepse luajnë një rol të madh në kujdesin e fëmijëve. Sipas statistikave globale, 60% e familjeve me dy prindër dhe 71% e familjeve ku për fëmijën kujdeset vetëm një prind, kanë nevojë për kujdes post-shkollore të fëmijëve.

Këto programe ofrojnë aktivitete konstruktive për femijët që kanë prindër të cilët janë vazhdimisht në punë dhe janë përshtatur në mënyrë që të gjithë të mund të përballojnë atë.

Klubet post-shkollore janë mjedis i përkryer ku secili nxënës mund të zhvillohet, të shpërblehet dhe shoqërohet me moshatarët e tyre.

ka është Sesame English?

Sesame Workshop™, krijuesit e Sesame Street®, e krijuan Sesame English™ — një mënyrë multimediale që u lejon fëmijëve në mbare botën të mësojnë gjuhën angleze.

Sesame English i njofton fëmijët me gjuhën angleze dhe kulturën amerikane përmes argëtimit dhe mësimeve interesante. Për të arritur mësim dinamik, përdoren  aktivitete të ndryshme, si: këngë, vjersha, lojëra vizatime, luajtje rolesh dhe simulime. Programi është plotësuar me materiale mësimore multimediale, si: CD, video kaseta, harta, libra dhe lodra.

Programi Sesame English është e krijuar për fëmijë prej 4 – 7 vjeç.

Grupet përbëhen prej minimum 6 / maksimum 10 nxënës.

Mësimi fillon me 17 Shtator 2016 dhe zgjat deri me 03 Qershor 2017

Programi përmban gjithsej 60 orë në nivel vjetor.

Mësimim e zhvillojnë profesorë të huaj të licencuar, të cilët përdorin metoda mësimore të pranuara ndërkombëtarisht. Regjistrimi fillon me 21 Gusht dhe zgjat deri me 01 Shtator 2016

Çmimi për programim vjetor : 395 euro në kundërvlerë denarë, me mundësi pagese në 9 këste.

  • 48 euro kësti

  • +libra 25 еuro dhe taksa administrative 15 euro

  • Mësimi mbahet vetëm të shtunëve prej 11:30-13:30

Programi gjuhësor për fëmijë prej 8-11 vjeç

Pogrami mësimor përmban 120 orë

Mësimi fillon me 12 Shtator 2016

Mbaron me  01 Qershor 2017

Orari i mësimit:

E Hënë dhe E Mërkurë 16:00-18:00
E Martë dhe e Enjte 16:00-18:00

Çmimi : 550 euro në kundërvlerë denarë

  • 35 euro libra dhe 15 euro taksa administrative
  • Mundësi për pagesë në 9 këste mujore
  • 67 euro kësti
 

Programi bashkëkohor me tema aktuale për adoleshentë e cila bazohet në kominikim aktiv dhe në të menduarit kritik në gjuhën angleze, duke përfshirë ushtrime të shprehjes së drejtë gjuhësore. Përfaqësohen edhe aktivitete grupore , ushtrime për të menduarit kritik, përmes prezantimit të teksteve autentike nga mediat britanike dhe amerikane, si dhe puna në projekte grupore.

Zhvillimin e aftësive udhëheqëse, përsosjen e shkathtësive negociuese dhe rritjen e vetëbesimit duke përdorur gjuhën e cila mësohet.

Mësimin e zhvillojnë profesorë të licencuar ndërkombëtar.

Programi përmban 120 orë

Orari :

E Hënë dhe e Mërkurë : 17:00-19:00
E Martë dhe e Premte : 17:00-19:00

Çmimi: 585 euro + 30 euro material për trening + 15 euro taksa administrative

  • Mundësia për pagesë në 9 këste
  • 70 euro kësti
  • Çmimet janë në kundërvlerë denarë

Qëllimet e programit:

  • Zhvillimin  e aftësive  për rritjen personale emocionale dhe zhvillimin.
  • Rritja e vetëdijes për funkcionim personal (emocional, intelektual, social)
  • Njohjen, identifikimin dhe trajtimin e emocioneve personale dhe nevojave te tyre.
  • Përvetësimin e aftësive pozitive komunikuese

Temat e punëtorive:

  • Kush jam Unë (kujdes për veten)
  • Drejt zhvillimit të kompetencës emocionale
  • Nevojat e mia – kenaqësia ime
  • Unë jam ОК – Ti je ОК
  • Komunikimi dhe gjuha e trupit
  • Edhe… unë jam ndër stres!
  • Zgjidhje pozitive të konflikteve!
  • Lirohu nga shtypja!

Lloji i punëtorive: Punëtori kreative psikoart për fëmijë dhe të rinj.

Metoda e punës: Qasja interaktive e grupit, shprehja e artit, terapi muzikore, argëtim dhe dinamikë

Numri i pjesëmarrësve në grup: 12-15

Kohëzgjatja e ciklit: 8 punëtori

Kohëzgjatja e një punëtorie psikoart: 2 orë,

E projektuar për fëmijë dhe të rinj prej 8 deri 16 vjeç

Programin e realizon ekspert, psikolog / psikoterapeut me certifikatë europiane për geshtalt psikoterapi.

Pas mbarimit të suksesshëm të programit, fitohet

Çertifikatë për zhvillimin e kompetencës emocionale.

Ky program iu mundëson ndihmën e nevojshme nxënësve në kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Detyrat e shtëpisë kanë qëllim të thellojnë njohuritë e fituara gjatë mësimit ditor dhe janë pjesë e rëndësishme e procesit mësimor. Pas mbarimit të detyrave të shtëpisë, nxënësit mësojnë shkathtësi të rëndësishme si organizimi, disciplina dhe puna në mënyrë të pavarur.

Fëmijët më të vegjël, vecanërisht kanë nevojë për ndihmë në zhvillimin  e këtyre aftësive. Gjithashtu, shpeshherë detyrat e shtëpise mund të kthehen në betejë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Këto programe inkurajojnë shprehi efektive të shkruarjes së detyrave të shtëpisë. Me njohuri të freskëta prej mësimit ditor, fëmijët kanë mundësinë të ulen, pas një pauze të shkurtër  dhe të koncentrohen në detyrat. Përderisa kanë pyetje, arsimtari përgjegjës për këtë program është këtu për të ndihmuar.

Kjo mënyrë ndihme është e përshtatshme si për fëmijët ashtu dhe për prindërit, po në asnjë mënyrë nuk e zëvendëson rolin prindëror.