Logo Loading

Enter your keyword

post

}

QENDRA PËR KUJDES DITOR

Qendrat e kujdesit ditor janë më të rëndësishmet për ndërtimin e një baze të fortë arsimor për fëmijët. Aty, ata e kuptojnë rëndësinë e mësimit të përditshëm dhe se si mund të jetë mësimi shumë argëtuese. Sëbashku me fëmijët e tjerë, ata krijojnë një shprehi për të mësuar përderisa argëtohen.

Qendra  jonë e kujdesit ditor me cilësi të lartë ofron programe që nxisin lidhjet midis fëmijëve, prindërve dhe mësuesve. Në mënyrë që të jenë në gjendje të miratojnë këto aftësi, fëmijët duhen të ndjehen të sigurtë me mësuesit e tyre. Mësuesi në qendrën e përkujdesjes ditore është shumë më tepër se vetëm dikush që “i mban fëmijët”, por ai/ajo është i trajnuar për të inkurajuar zhvillimin emocional të secilit fëmijë dhe për të inkurajuar kuriozitetin tek nxënësit.

Sëbashku me prindërit, mësimdhënësit përpiqen që te çdo fëmijë të stimulojnë lidhjet emocionale me mjedisin e tyre që do të nevojiten gjatë jetës në vijim.

Qëllimi i Qendrës së Kujdesit Ditor “Maksimilijan” është të plotësojë rolin e shtëpise dhe të familjes në jetën e një fëmije. Me këtë, ne i ndihmojmë prindërit të organizojnë më lehtë kohën e tyre të lirë dhe fëmijët marrin mbështetjen e nevojshme për të zotëruar materialin që e mësojnë.

Qendra jonë e kujdesit ditor formon grupe për fëmijët 6 – 11 vjeç. Bëhet fjalë për grupe të vogla (prej 4 deri 6 nxënës në grupe) me mësimdhënës.

Programi ynë fokusohet në katër fusha;

  • Shkruarjen e detyrave të shtëpisë dhe të mësuarit,
  • Të mësuarit e gjuhës Angleze,
  • Lexim të librave  dhe
  • Aktivetete argëtuese  interaktive
E Hënë – E Premte
  • 11:45-12:00- Regjistrimi
  • 12:00-13:00- Ora për shkruarjen e detyrave të shtëpisë.
  • 13:00-13:15- Zemra
  • 13:30-14:30- Gjuhë Angleze
  • 14:30-15:00- Aktivitete / leximi i librave
  • 15:00-15:15- Marrja e fëmijëve nga qendra

Çmimi i kujdesit qëndror për periudhën nga 1 Shkurti deri 31 Maj është 500 euro. Pagesa mund të bëhet në dy mënyra:

  • 130 euro në muaj, ose
  • 500 euro në fillim të programit